Wednesday, March 29, 2023

Ibraimi: “Fronti për Europë”, bllokon shtrirjen ruse në Maqedoninë e Veriut

“Fronti për Europë” nëse shfrytëzohet mirë nga...

Ekspozitë e vizatimeve fëmijërore nga karvani “Kuvendi për qytetarët”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së...

Qytetarët konfrontohen me ministrin që doli në terren 24 orë pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

Qytetarët turq të mbijetuar kanë kritikuar ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kiriici, i cili ka ekzaminuar zonat e shkatërruara pas 24 orëve të dridhjes së tokës në Turqi.

Me efektin e tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraë, dhjetë provinca u dëmtuan rëndë, raporton t24.com.tr, transmeton telegrafi.

“A nuk jeni ju shteti? A nuk ke mundur të na sjell një vinç?”, dëgjohet duke bërtitën qytetarët e Adanas.

Mbi 5200 njerëz kanë vdekur ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime. Qytetarët u rebeluan duke thënë se ekipet e AFAD-it nuk kanë ardhur.

Theksojmë se shumë qytetarë kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe se për momentin kanë mbetur në rrugë.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria kanë dërguar disa ekipet e kërkim-shpëtimit në shtetin turk.