Duke folur për tërmetin e fundit dhe pasojat katastrofike në Turqi, profesori Isak Idrizi pranë Universitetit “Nënë Tereza”, fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ka deklaruar se në vendin tonë “fare” nuk shfrytëzohet pajisjet anti-sizmike të cilët do t’i ruanin objektet nga goditjet fatale të tërmetit.

Ai tregon se instalimi i pllakave frenuese ose pajisjeve tjera anti-sizmike do të zvogëlonte për 80% fuqinë goditëse të energjisë sizmike dhe do e ndalonte që e njëjta të përçohet në katet e mësipërme.

“Kam propozuar që të instalohen pajisje të veçanta në zona karakteristike brenda objektit të cilat do të kenë rrolin e frenave, njësoi siç i ka vetura frenat për të frenuar, duhet të aktivizosh frenimin, me pllaka frenuese edhe këtu e ka rrolin e tillë, duke mundësuar që forcat sizmike që e godasin objektin që në katin e parë të instalohen pajisje të tilla të cilat do të veprojnë si frena në një formë por njëkohësisht edhe do ta këpusin përçimin e forcave sizmike përgjat lartësisë së objektit. Në këtë mënyrë, diku rreth 80 përqind të energjisë sizmike do të shterrohet në këto pika, karakteristike dhe objekti do të qëndrojë në mënyrë elastike”, tha fillimisht idrizi.

Ai pranon se kjo është një sfidë e madhe, por edhe e vështirë.

“Për mua, zgjidhja përfundimtare do të jetë, jo vetëm zbatimi i kodeve projektuese por edhe fillimi i zbatimit, vendosjes së sistemeve të ndryshme për mbrojtje sizmike. Ka dhjetra sisteme të tilla të ndryshme të cilat ekzistojnë. Persoanlisht unë gjatë studimeve të mija, jam marr me një system të ri. Kam propozuar një sistem të ri, që është karakteristike për objektet tona”, deklaroi ai.

Flet edhe për faktin se si ndërtuesit tanë nuk përdorin fare sisteme të tilla.

“Tek ne, zero. Kam dëgjuar që në vitin 69 një shkollë një katëshe, janë instaluar për çështje të studimit të sajë, unë nuk kam dijeni që janë instaluar sisteme të tilla mbrojtëse, në objektet tona. Synimi jonë parësorë në vendin tonë është zbatimi i mirfilltë i kodeve projektuese. Nëse arijmë ta bëjmë këtë, do të ishte një ngushëllim”, shtoi profesori universitar.

Në pjesët tjera të cilat do të transmetohen në vazhdim ai flet edhe për faktin se sa është i rezikuar vendi ynë dhe flet edhe për cilësinë e ndërtimeve në vendin tonë./indeks.mk/