Monday, October 2, 2023

Ademi dhe Bekteshi takuan banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë

Nënkryetari i BDI-së, deputeti Arbër Ademi dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbrëmë kanë zhvilluar takim me banorët e Lagjës së Trimave në Kumanovë.

Ademi dhe Bekteshi kanë bashkëbiseduar me qytetarët lidhur me sfidat me të cilat po përballet vendi në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE dhe për çështjet tjera me rëndësi për qytetarët.