Dragana Çernih, udhëheqësja e Observatorit Seizmologjik në Fakultetin Matematiko – Natyror në Shkup, në Klan Debat ka krahasuar tërmetin në Turqi dhe Siri me atë të Shkupit në vitin 1963.
Sipas saj, ngjajshmëria vërehet tek energjia e lëshuar dhe tek pasgoditjet, të cilat kanë qenë me magnitudë mbi 6 dhe kjo ka rezultuar me katastrofë.
Saiti nga Kryqi i Kuq: Ja çfarë ndihmash janë me prioritet për në Turqi dhe Siri
Tenda, batanije, ngrohëse e të ngjashme, janë prioritet në grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave dretj të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Kështu sqaroi në Klan Debat sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
Po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme për ndihmë ndaj të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri, velrësoi Saiti.
“Jemi në fazë ku po shpëtojmë njerëz. Kjo është më e rëndësishme e pastaj fillon faza e dyte e punës humanitare”, tha mes tjerash, Sait Saiti
Sipas Saitit, mirë është që ndihmat të grumbullohen si mjete financiare.