Thursday, March 30, 2023

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Sellca.

Dyzet e dy vjeçari A.S. nga Sellca...

Dënim me kusht për biznesmenin që e pranoi fajin në lëndën “Perandoria”.

Biznesmeni Zoranço Mitrovski, i ulur në bankën...

KE: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të shmangin tensione të panevojshme

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të promovojnë atmosferë të dialogut dhe të shmangin tensione të panevojshme. Kështu është thirrja nga Komisioni Evropian lidhur me ngjarjet e fundit mes Sofjes dhe Shkupit, informon Zhurnal.

“Me shumë vëmendje ndjekim zhvillimin e ngjarjeve lidhur me marrdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton në rëndësinë e marrdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë kontekst, neovjiten përpjekje nga të gjitha palët që të promovohet atmosferë e dialogut dhe respekt të ndërsjellë dhe të shmangen tensione të panevojshme”, theksojnë nga KE.

Brukseli nuk ka komentuar ngjarjet në kufirin bullgaro-maqedonas më 4 shkurt. Thonë se nuk komentojnë hetime aktuale.