Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar të solidarizohen me popullatën turke dhe atë siriane pas tërmeteve shkatërruese. Ekipi Televizionit Shenja vizitoi dy pika ku bëhet, grumbullimi i rrobave, batanije, parave dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për një familje.

Me vetë iniciativë, aktivete të njejta kanë organizuar edhe disa shokë në Çarshinë e Shkupit, të cilët po ashtu njoftojnë se interesimi është i madh, i atyre që janë duke ofruar ndihmë.

Një shembull i mirë të gjithë që dëshirojnë të solidarizohen me popullin turk dhe atë sirian është edhe Muharem Halimi, i cili me karrocën e tij, nxjerrë kafshatën e bukës, por ai ka vendosur që, për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të dhurojnë ndihma dhe duke pasur parasyssh se në Çarshi të Shkupit është e pamundur të futet vetura, ai ka vendosur që me karrocën e tij, transportin të bënë falas të për të gjithë ata që dëshirojnë të dërgojnë ndihma.