Thursday, March 30, 2023

Keqpërdorën seksualisht të miturën – dhjetë persona privohen nga liria

Hetimet për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të...

Kryeprokurori Joveski s’jep detaje për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10-D

Kryeprokurori Lubomir Joveski nuk jep detaje lidhur...

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Sellca.

Dyzet e dy vjeçari A.S. nga Sellca...

Gazi Baba e Çairit me Ali Ahmetin dhe BDI-në

Zyrtarë të lartë partiak dhe qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte kanë takuar banorët e Këshillit Vendor “Teli” në Çair të Shkupit.

Zëvendëskryeministri I parë I Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe funksionarë tjerë partiak kanë prezantuar të arritura e deritanishme të partisë në ekzekutiv si dhe projektet që janë në vijim e sipër.

Me këtë rast zëvendëskryeministri i parë Grubi tha se rruga e drejtë dhe e vetme që sjell të ardhmen për qytetarët e këtij vendi është rruga e Ali Ahmetit, rruga për jetë më cilësore për të gjithë ne.

“Kënaqësi të bashkëbisedojmë sot me aktivistët e këshillit vendor Teli dhe banorët e lagjes Gazi Babë në Çair. Rruga e drejtë është me Ali Ahmetin, si anëtar të NATO-s, drejt Europës dhe jetës më cilësore. Faleminderit që i qëndroni besnik kësaj rruge të drejtë”, ka shkruar në rrjetët sociale Grubi pas takimit.