Partia Alternativa vendosi të largohet nga Qeveria. Vendimin e bëri publik vet kreu i kësaj partie Afrim Gashi në një konferencë shtypi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit të partisë të mbajtur në Tetovë.
Gashi, përkrahë të të cilit ishin edhe dy deputetët e tjerë të Alternativës, Safije Sadiki Shahini dhe Hysni Ismaili tha se sot e tutje Alternativa do të veprojë si opozitë.
Ai akuzoi LSDM-në për prishje të njëanshme të marrëveshjes së arritur në dhjetor të vitit 2021, madje edhe në periudhën sa ishte në Qeveri.
Gashi madje tha në rast se ka një nismë për të ndryshuar Kushtetutën, Alternativa do të mbështesë ndryshimet.