Thursday, March 30, 2023

A do të lëviz Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Nikos Dendias në vizitën e tij të...

Horoskopi për datën 30 mars

Vendet e largëta kanë një tërheqje të...

Shkup, MPB-ja regjistron 169 shkelje në komunikacion

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton...

Edi Rama dhuron 1 milion euro në fushatën ‘Turqia në Zemër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë donacion prej 1 milion eurosh “në emër të popullit shqiptar” në fushatën televizive “Türkiye Një Zemër” që po mbahet në Türkiye për grumbullimin e mjeteve për zonat e goditura nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar, transmeton Anadolu.

Rama është lidhur drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit në fushatën që po transmetohet në televizionet e Türkiye-s, ku deri më tani janë grumbulluar afro 5,7 miliardë euro nga dhurues nga Türkiye dhe jashtë saj.

Kryeministri shqiptar tha se nuk do ta harrojnë ndihmën që Türkiye i ofroi Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019.

Mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili prekën mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca turke, përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiye-n jugore në interval prej më pak se 10 orësh.