Wednesday, March 29, 2023

Seanca e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme

Shkup, 29 mars – Komisioni Parlamentar për Politikë...

Fshihet intervista e Latasit në kanalin e jutjuberit Llazarov

Intervista e Dragan Pavlloviq-Latasit me jutjuberin Stefan Llazarov e cila shkaktoi reagime negative në opinion, nga pasditja e sotme nuk mund të gjendet në kanalin e jutjuberit.

Podkasti në të cilin mori pjesë Latasi u transmetua para pesë ditësh dhe shkaktoi një valë reagimesh pasi ai flet për një përvojë seksuale në ditët e adoleshencës me një vajzë nga arsyeja që nxiti dhunë dhe diskriminim gjinor.

Prokuroria Publike e Shkupit ka formuar lëndë, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se kanë dorëzuar njoftim në Prokurorinë Publike kompetente, lidhur me intervistën e publikuar si podkast në kanalin Jutjub.

Për intervistën kanë reaguar qytetarët nëpër rrjetet sociale, ndërsa sot reagime ka pasur edhe nga organizata joqeveritare dhe shoqata të gazetarëve.