Kryetarja e Klubit të Deputeteve Lolita Ristova dhe deputetet Marija Georgievska, Marija Koçovska dhe Ane Llashkoska, realizuan vizitë në terren në Komunën e Dollnenit, ku morën pjesë në evenimentin e organizuar nga NDI dhe LAG Agro Lider, me temën “Avancimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave”.

Në të dy rastet e mëparshme, deputetet ishin pjesë e aktiviteteve të LAG Agro Lider, të cilat ngritën iniciativë për prezantimin e “Mobingut politik – pjesë e Ligjit për mbrojtjen nga shqetësimi në vendin e punës”, në kuadër të Projektit për Avancimin e Barazisë Gjinore përmes Pjesëmarrjes Politike të Grave, të zbatuar nga NDI-ja, dhe mbështetur financiarisht nga Agjencia Suedeze për Mbështetjen e Zhvillimit Ndërkombëtar – SIDA.

Ristova në fjalimin e saj theksoi se deputetet janë për barazi gjinore. Ajo theksoi gjithashtu se vendi i punës duhet të jetë në mjedis pa shqetësim. Prandaj, mbështetja për këtë iniciativë duhet të shqyrtohet me kujdes.

Në diskutimet lidhur me propozim-iniciativën, por edhe më gjerësisht për të drejtat e grave rurale në lidhje me zgjidhjen sistematike për pushimin e lindjes, të drejtën e pushimit mjekësor, të drejtën e pronësisë së tokës bujqësore, morën pjesë edhe deputetet Ane Llashkoska dhe Marija Georgievska.