Friday, March 31, 2023

Kuvendi i RMV-së shkarkoi nga detyra funksionarët e Alternativës

Me 65 vota “për” në Kuvend është shkarkuar nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Gjithsej votuan 65 deputetë, ndërkaq me 64 vota “për” dhe një “kundër” është shkarkuar edhe ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Admirim Aliti.

Tre ministrat e deritanishëm në Qeveri nga radhët e Alternativës janë shkarkuar nga pozitat e tyre.

Nga pozitat ministrore largohen ministrat e deritanishëm të Shëndetësisë – Bekim Sali, të shoqërisë informatike dhe administratë – Admirim Aliti dhe ministri pa portofol i ngarkuar me diasporën – Xhemail Çupi largohen nga postet ministrore.

Nga 105 deputetë të pranishëm, 65 deputetë votuan “pro” shkarkimit të Bekim Sali dhe nuk pati asnjë “kundër” apo “abstenim”. Për shkarkimin e Alitit dhe Çupit, pati megjithatë, 64 vota “pro” dhe një “kundër”.

Seanca për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të rinj të Qeverisë filloi dhjetë ditë më parë, më 13 shkurt. Në rendin e ditës janë katër pika dhe shkarkimi i tre ministrave është vetëm pika e parë.

Kjo do të thotë se ende do të diskutohet dhe votohet zgjedhja e anëtarëve të rinj të qeverisë, e cila është pika e dytë e rendit të ditës.

Me zgjedhjen e ministrave të rinj duhet të plotësohen pozitat e Bekim Saliut dhe Alitit, si dhe të ish-ministrit të Drejtësisë, Nikola Tupanceski dhe atij të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Për shkarkimin e Tupançeskit dhe Nuredinit nuk është diskutuar për shkak se ata kanë dorëzuar dorëheqjet si rezultat i marrëveshjes për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri dhe rishpërndarjen e resorëve, kështu që Kuvendi vetëm i konstatoi dorëheqjet e tyre.