Hristian Mickoski duket se është i padëshiruar në krye të VMRO-DPME-së.
Këtë e tregon sondazhi i fundit i realizuar nga mkd.mk në të cilin thuhet se VMRO-ja ka 22% të votave të qytetarëve por nuk është njëjtë besueshmëria edhe tek lideri i tyre, Hristian Mickoski.
Sondazhi tregon se gjysma e votuesve të VMRO-së, rrespektivisht 11 përqind e tyre nuk i besojnë Hristian Mickoskit i cili në sondazh ka arritur të sigurojë vetëm 11% të besueshmërisë.
Kjo është një tregues se brenda kampit të kuq opozitarë në RMV ka paknaqësi dhe votuesit besnik të VMRO-së nuk i besojnë më kryetarit të tyre.
Kujtojmë së fundi në adresë të Mickoskit rëndojnë disa akuza nga mediat maqedonase.
Ai akuzohet për shitje të partisë dhe idealit për disa fotovoltaikë e disa hidrocentrale.
Së fundi indeks.mk zbuloi edhe skandalin milionësh me shtëpitë që Mickoski është duke i ndërtuar në qendër të Shkupit e të cilat i ka regjistruar në emër të dhëndrit të tij.