Pas reagimit dhe “kërcënimit” publik nga ana e z. Hristijan Mickoski se do të padis portalin indeks.mk pas “kronikës” për shtëpitë dhe të vërtetën e milionave, e shohim të udhës të reagojmë dhe t’ia sqarojmë publikut të vërtetën.
Redaksia jonë, indeks.mk, asnjëherë në asnjë moment gjatë kronikës nuk ka konstatuar asgjë përveç se ka transmetuar ato informacione të cilat kolegu ynë gazetar, z. Aleksandar Mitovski nga infomax.mk dhe kolegët tjerë maqedonas i kishin shkruar nëpër media dhe përveç asaj që shkruhet në dokumentin e siguruar online, nga Agjencia e Kadastrës.
Kronika jonë vjen thuajse një javë pas deklaratës së kolegut Mitovski, e cila nuk u demantua as nga ana juaj z. Mickoski po as nga ana e VMRO DPMNE-së.
Në linkun në vazhdim mund ta ndiqni edhe deklaratën e z.Mitovski, deklaratë me të cilën ne edhe e kemi nisur kronikën tonë, për të cilën ju po na apostrofoni neve si medium.