Inçizim video për Tik Tok ka qenë arsyeja pse vajza 14 vjeçare ishte ngjitur në vagonin e trenit e cila ka qëndruar afër cisternës në tragjedinë e djeshme në komunën e Ilindenit, informon Zhurnal.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka konfirmuar se bëhet fjalë prë vdekje nga goditja e rrymës, e në vend të ngjarjes prezente kanë qenë tre shoqe tinejxhere të cilat kishin ardhur rreth orës 21. Vajza ka ndëruar jetë në vendngjarje. Intervenimi i zjarrfikësve ka zgjatur deri në ora 21:45 e më pas trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi.

“Të gjithë duhet të kemi kujdes për fëmijët tanë, veçanërisht për të miturit se ku po lëvizin dhe çfarë bëjnë sepse për fat të keq kjo nuk është hera e parë dhe për t’i mbrojtur fëmijët tanë duhet të ndërmarim masa të përshtatshme që t’u tregojmë se nuk guxojnë të lëvizin në vende të tilla dhe vaçanërisht të ngjiten në vagonë që janë të rrezikshme dhe të ketë pasoja nga goditja e rrymës”, tha Angellovski.

Tragjedi tjetër për Tik tOk pati ndodhur para disa muajve në Maxhari të Shkupit kur një 17 jeçare në mënyrë identike mori djegje të rënda të trupit./Zhurnal.mk