Zëvendëskryeministri i parë, i pyetur për akuzat për rritjen e pasurisë së tij dhe të familjes, u përgjigj kështu:

“Kam pasur më shumë të ardhura dhe një jetë më të mirë para se të hyja në politikë”- tha Grubi nga studio e TV21.

Edhe qe ka disa vite që është në politikë dhe tani është zëvendëskryeministër, Artan Grubi tha sonte në Click Plus në TV21 se para se të hynte në politikë kishte më shumë të ardhura se tani kur është pjesë e pushtetit ekzekutiv. Ai shtoi se ka pasur një jetë më të mirë para karrierës së tij politike.