I papranueshëm, joserioz, joevropian dhe jo amerikan është propozimi për formimin e bashkësisë së komunave shqiptare në Maqedoni. Kështu u shpreh sot kryeministri Dimitar Kovaçevski lidhur me propozimin e fundit të Alternativës, informon Zhurnal.
“Dje kishim reagim si parti politike, bëhet fjalë për ide joserioze. Marrdhëniet në vendi ntonë janë zgjidhur me marrëveshjen e Ohrit të cilën e nënshkruan përfaqësues të partive politike- edhe të maqedonasve edhe shqiptarëve, për të cilën garancë janë SHBA dhe Bashkimi Evropian. Në bazë të kësaj marrëveshje, Maqedonia e Veriut sot është shembull për bashkëjetesë dhe realizimin e të drejtave tëtë gjitha bashkësive etnike në shtet dhe në bazë të kësaj janë ndërtuar institucionet për mbrojtje dhe përparim tëtë drejtave të bashkësive më të vogla etnike në krahasim me tëgjitha shtetet në Evropë”, deklaroi Kovaçevski.
Nga ana tjetër siç tha, në Kosovë ekziston një tjetëer marrëveshje e cila gjithashtu është nënshkruar nga dy palë dhe e cila zgjidhë problemet që kanë ekzistuar në të kaluarën në Kosovë.
“Ne këtu së bashku i kemi vendosur rregullat si do të jetojmë dhe si do të përparojmë dhe në bazë të kësaj jemi bërë shtet i NATO-s, vend i cili negocion me BE-në dhe sigurinë e stabilitetin e vendit tonë, kjo është në nivel aq të lartë të ndërtuar pas 2001it që vendi deponent i marrëveshjeve nga procesi i Berlinit të cilën e nënshkruan vende nga Ballkain Perëndimor janë deponuar në MPJ-në tonë. Prej këtu konsideron se propozimi i tillë është i papranueshëm, joserioz, jo evropian dhe jo amerikan”, deklaroi Kovaçevski./Zhurnal.mk