Portali indeks.mk duke u bazuar në denoncimet publike të kolegëve gazetarë nga infomaks.mk gjatë ditës ka transmetuar një kronikë lidhur me shtëpitë që thuhet se kreut të VMRO-DPMNE-së i kanë kushtuar mbi 1 milion euro, e të cilat sipas informacioneve janë regjistruar në emër të dhëndrit rrespektivisht, burrit të motrës së Mickoskit.
Pas këtij lajmi nuk ka vonuar edhe kërcënimi publik i kryetarit të VMRO-së drejtuar portalit indeks.mk dhe mediave të cilat e transmetuan atë.
Në reagimin e tij, pa dhënë ndonjë fakt ose argument, Mickoski mediat që transmetuan këtë lajm i cilëson si politike dhe që sipas Mickoskit, mbrojnë interesin e ndonjë politikani.
Kërkojmë që këtë rast ta shqyrtojë edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë po edhe Sindikata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe të reagojë për të njëjtin.
Ne, në asnjë rast nuk kemi nxjerrë ndonjë informacion që nuk korespodon me atë që është thënë në mënyrë publike nga ana e kolegut Z.Aleksandar Mitovski në emission e të cilin VMRO-DPMNE-ja po edhe z.Mickoski nuk e kanë demantuar.
Në vegzën më poshtë ju sjellim deklaratën dhe denoncimin e kolegut Mitovski i cili përsërisim se nuk u demantua nga ana e VMRO-së dhe z.Mickoski.