Thursday, March 30, 2023

Keqpërdorën seksualisht të miturën – dhjetë persona privohen nga liria

Hetimet për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të...

Kryeprokurori Joveski s’jep detaje për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10-D

Kryeprokurori Lubomir Joveski nuk jep detaje lidhur...

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Sellca.

Dyzet e dy vjeçari A.S. nga Sellca...

Plagosi bashkëfshatarin me pushkë ajrore, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 22 vjeçarin I.A. nga Çifliku i Tetovës, nën akuzën se ka plagosur një bashkëfshatar të tij me pushkë ajrore. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (26-shkurt) rreth orës 17:50 kanë privuar nga liria 22-vjeçarin I.A. nga Çifliku i Tetovës, për shkak të dyshimit se pak më herët me një pushkë ajrore ka plagosur personin V.A. (26) nga i njëjti fshat. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.