Mbledhja e Kuvendit për zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeveri sot vazhdoi me akuza të ndërsjella të pozitës dhe opozitës për krim dhe korrupsion, ndërsa në fokus gjithashtu ishin edhe të dhënat për pronat e liderëve të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski. Për debat kanë mbetur më pak se dhjetë deputetë, kështu që mund të pritet që ministrat e rinj të votohen sonte, ndërsa tashmë nesët ta fillojnë punën e tyre.

Debati po zhvillohet që anëtarë të Qeverisë të jenë Krenar Lloga, në dikasterin e Drejtësisë, Fatmir Mexhiti, është propozuar ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shokova, ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE tha se fytyra, siç tha, “e UD kryeministrit” Dimitar Kovaçevski është “shumë e pistë dhe kriminale”.

Kocevski e kritikoi Kovaçevskin se në fjalimin e tij nuk kishte thënë asnjë fjalë për kandidatët të cilët i propozon si ministra.

Deputetët e LSDM-së, pyesnin si është e mundur që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski me pagën e profesorit të ketë pronë në Shkup, Ohër dhe Mal të Zi.

Pyetjet që i dëgjojmë prej ditësh këtu, tha Kaevski, nuk duhet t’i drejtoni te shumica parlamentare, por te lideri i partisë suaj.

Elmi Aziri nga ASH i është përgjigjur akuzave ndaj partisë së tij, si dhe se me hyrjen në Qeveri po e shpëtojnë BDI-në dhe se Taravari ka marrë gati si dhuratë një shtëpi në Taftalixhe.

Aziri tha se ASH ka treguar se është spirancë dhe garantuese e procesit të integrimeve evropiane dhe se sillet si shtetar. Ai shtoi se çdo deputet mund të flasë për krim, por jo deputetët e VMRO DPMNE-së. Ai për Taravarin tha se ka 30 vite që punon si mjek dhe se mund të blejë shtëpi.

Mbledhja do të vazhdojë pas pauzës së rregullt në orën 15.