Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, gjatë qëndrimit të tij në Uashington, në Departamentin e Shtetit është mirpritur nga Vendi Sherman, zv.sekretare e shtetit në administratën e presidentit të SHBA-ve, informon Zhurnal.

Në këtë takim është shprehur mirënjohje e madhe për kryesimin e Maqedonisë me OSBE-në në këto kohë të vështira si dhe mbështetje për veprimin e vendit tonë proaktiv si kryesues.

“U shkëmbyen mendime për çështjet më prioritare në lidhje me punën e Organizatës, si dhe për tema të tjera të rëndësishme në Rajonin e OSBE-së.

Këtë vit, kur shënojmë 15 vjet të partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, rikonfirmuam kënaqësinë tonë të ndërsjellë për Dialogun Strategjik të suksesshëm ndërmjet dy vendeve, si një avancim i dukshëm i marrëdhënieve bilaterale.

SHBA me mbështetje të parezervë ndaj procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, që është një qëllim të përbashkët strategjik dhe një garanci për stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit.

Mbetemi të përkushtuar për përfundimin në kohë të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të sigurojnë një sërë të drejtash të garantuara me Kushtetutë për komunitetin bullgar, kroat dhe malazez”, është shprehur Osmani.

Osmani gjithashtu sot është takuar edhe me Derek Shole, këshilltar i Stejt Departmentit.

Palët janë shprehur se projektet dhe fushat e dakorduara në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA-në janë tashmë pjesë e programit të punës së qeverisë forcimi i institucioneve demokratike, progresi në sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

“Si aleatë të NATO-s me mbështetje të fortë për Ukrainën dhe vlerat bashkëkohore demokratike, si dhe dënim të fortë të agresionit ushtarak rus

Mbështetje për të gjitha çështjet me të cilat përballemi në kuadër të Kryesimit të OSBE-së”, thotë Osmani.