Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, takuan sonte qytetarët e Këshillit vendor “Faik Konica” në komunën e Çairit, me ç’rast përpara të pranishmëve prezantuan platformën “Bashkë për BE” si dhe numëruan sukseset e kësaj qeverie.

Grubi në rrjetin social Facebook shkruan se Çairi është bastion i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ndaj së bashku me qytetarët mbështesin vizionin për front të përbashkët për Europë.

Statusi i plotë

Sonte takuam qytetarët e Këshillit vendor “Faik Konica” në Çair, pjesë e bastionit të Ali Ahmetit dhe BDI-së.

Bashkë vazhdojmë t’i japim mbështetje vizionit të Ali Ahmetit për frontin e formuar drejt Europës, si një alternativë e vetme për të gjithë ne dhe vendin tonë.