Monday, September 25, 2023

Aksidenti tragjik në Greqi, mes viktimave edhe kjo 23-vjeçare shqiptare

23-vjeçarja Evgjeni Micka është identifikuar një nga viktimat me origjinë shqiptare të aksidentit tragjik në Greqi.

Përplasja e dy trenave në Greqi, shkaktoi  mbi 57 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Në zyrat e Hellenic Train në Athinë u protestua nga qytetarë të revoltuar pas aksidentit  në Tembi. Protesta paqësore ka pasur edhe në Larisa e Selanik, ndërsa sot në shenjë proteste nuk funksionon METRO në Athinë.