Thursday, March 30, 2023

A do të lëviz Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Nikos Dendias në vizitën e tij të...

Horoskopi për datën 30 mars

Vendet e largëta kanë një tërheqje të...

Shkup, MPB-ja regjistron 169 shkelje në komunikacion

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton...

Pamje nga aksioni i policisë në burgun e Shutkës

Sot (05.03.2023) Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz-Sektori për Hetime Kriminalistike-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale Policore, SPB Shkup dhe ekipe të qenve zyrtar nga Dogana mobile, nën udhëheqjen e Prokurorit Publik realizuan kontrollim aksional në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup.

Gjatë kontrollit, në bazë të urdhëresës gjyqësore, janë kryer bastisje në dy biruca dhe gjatë kësaj janë gjetur dhe sekuestruar 25 paketime me materie pluhur ngjyrë të bardhë si dhe dymbëdhjetë telefona celularë. Pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz do të parashtrojë kallëzim përkatës.