MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivisht nga ora 10 deri në ora 18:00 janë shqiptuar 286 gjoba për vozitja të shpejtë. Nga MPB thonë se 127 shoferë kanë shkelur rregullat e shpejtësisë në ambiente të banueshme.

“Prej tyre, 55 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar (TE-32 dhe GV-23), ndërsa 10 automjete lëviznin me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar (TE -7 dhe GV-3) . Njëkohësisht, 159 tejkaluan shpejtësinë jashtë vendbanimit (TE-96 dhe GV-63), dhe 127 në vendbanim (TE-76 dhe GV-51). Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 14 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-7 dhe GV-7)”, thonë nga MPB, ndërsa kanë dërguar një fotografi ku një veturë është kapur nga radari duke qarkulluar me shpejtësi prej 220 km/h.