Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka deklaruar se Qeveria llogarit në votat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilat besojnë në frymën pro-perendimore.

Ai thotë se shumica është duke punuar që të kushtetuta të hapet dhe mbyllet në këtë mandat.

“Besojmë se kushtetuta do të hapet dhe mbyllet në këtë mandat. Do të ketë mbështetje edhe nga deputet të VMRO-së të cilat besojnë në frymën pro-evropiane”, tha Grubi.

Foli edhe për mundësinë që Lëvizja Besa dhe Alternativa të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Dera për hyrjen e Lëvizjes Besa dhe Alternativës është e hapur. BDI-ja do të jetë edhe pjesë e shumicës pas zgjedhjeve të ardhëshme, sepse do t’i fitojmë zgjedhjet”, deklaroi Grubi