Thursday, March 30, 2023

A do të lëviz Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Nikos Dendias në vizitën e tij të...

Horoskopi për datën 30 mars

Vendet e largëta kanë një tërheqje të...

Shkup, MPB-ja regjistron 169 shkelje në komunikacion

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton...

Vrasja në Çarshi të Vjetër, Grubi: Prokuroria dhe policia të reagojnë sa më shpejtë!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në emisionin 24 Analiza në TV24 ka folur edhe për vrasjen e mbrëmshme ka thënë se kjo është një gjë që i takon drejtësisë dhe policisë.

“Nuk kam asnjë pikë të përbashkët me këto gjëra, krimin dhe drogën. Kërkoj që Prokuroria dhe policia të reagojë sa më shpejtë dhe sa më ashpër”, tha Grubi.

Ai tha se kjo punë nuk është punë politike.

“Nuk ka të bëjë asgjë me politikën. Nuk duhet këtu të ndikojë politika. Me Spasovskin biseduam për viktimat, veturën, sa ka të lënduar e kur ka ndodhur”, shtoi Grubi.