U nënshkrua sot marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi pas ngjarjes në qeveri dhe press konferencës, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, përmes të cilit shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në arritjen e një marrëveshje finale rreth këtij projekti.

Grubi ndër të tjera ka ndarë dhe informacione më të detajuara rreth akseve të reja rrugore që përfshin projekti Korridori 8 dhe 10-D.

Statusi i plotë:

ÇAST HISTORIK!
U vendosën nënshkrimet në Marrëveshjen mes Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit “Bechtel Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D!
Kur e filluam këtë proces me bashkëpunëtorët e ekzekutivit ishim plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që duheshin tejkaluar, për punën e madhe që duhej bërë, besonim në sukses dhe ja ERDHI DITA që të rrumbullakësojmë edhe hapin e fundit juridik me të cilin fillojmë realizimin e investimit më të madh kapital në historinë e vendit, të një rëndësie jetike për zhvillimin e vendit dhe mbarë rajonit.
1.3 miliardë euro është vlera e përgjithshme e investimit të këtyre projekteve që nënkupton krijimin e një infrastrukture bashkëkohore rrugore në shtrirje prej rreth 110 kilometra, edhe atë autostrada të reja me nga tre korsi në akset rrugore:
Tetovë – Gostivar – mbi 17 km
Gostivar – Bukojçani 30.3 km
Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë rreth 22 km
Prilep – Manastir rreth 40 km.
Shpreh mirënjohje për angazhimin e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces historik dhe falënderim ndaj Ambasadës së për përkrahjen e madhe!