Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve për televizionin ‘Euronews Albania”, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.
Grubi dha detaje lidhur me gjithë projektin, duke përshkruar kronologjikisht dhe sfidat që kishin pasur deri në marrëveshjen finale.
“Jemi shumë të lumtur të gjithë për këtë arritje, e sidomos kryetari Ali Ahmeti i cili ishte mbështetësi dhe këmbëngulësi më i madh drejt realizimit të këtij projekti. Nuk ishte rrugëtim i lehtë, sepse ne u sfiduam për këtë projekt në Kuvend e poashtudhe në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo ja dolëm. Tanimë do të shkurtohet dukshëm rruga me Shqipërinë dhe jam I lumtur që do të ndihmoj ky projekt që të kemi lidhje dhe bashkëpunim akoma më të madh ndërmjet dy vendeve”, tha Grubi.
Ai poashtu sqaroi se punimet fillojmë në muajin prill.
“Punimet fillojmë më 22 prill dhe afati i punimeve është pesë vite. Me shkurtimin e rrugës që sjell ky projekt do të arrijmë që të kemi mëngjesin në Shkup, kafen e drekës në Tiranë dhe darkën në Prishtinë, pra bashkohemi. Ky projekt do të ndikoj dukshëm në ekonomi, poashtu dhe në raporte familjare e shoqërore, pasi kemi familjarë dhe miq nga të gjitha anët”, u shpreh Grubi.