Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut njëherit kryetar i OSBE-së, Bujar Osmani, tha se  se është koha e fundit që BE-ja të konfirmojë një rrugë të hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Në panelin ministror në kuadër të Forumit Ballkanik në Budapest, ai theksoi se viti 2030 është një synim real për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE, transmeton Klankosova.tv.

“2030-ta është qëllim real për bashkimin e kontinentit evropian përmes përfshirjes së Ballkanit në BE, theksova në panelin ministror në kuadër të Forumit Ballkanik në Budapest. Është koha e fundit që BE-ja ta realizojë dhe konfirmojë rrugën e hapur të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, të dhënë qysh nga viti 2003, për çka rajoni ka punuar shumë gjatë dekadave të fundit!”.

Në këtë panel ishte e pranishme edhe kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq dhe shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto, njofton Klankosova.tv.