Wednesday, March 29, 2023

Ibraimi: “Fronti për Europë”, bllokon shtrirjen ruse në Maqedoninë e Veriut

“Fronti për Europë” nëse shfrytëzohet mirë nga...

Ekspozitë e vizatimeve fëmijërore nga karvani “Kuvendi për qytetarët”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së...

Hapje e laboratorit të parë bioteknologjik në Qytetin e Shkupit

Laboratori i parë bioteknologjik në Qytetin e Shkupit do të hapet sot në ora 11, në SHMQ “Maria Kiri-Skllodovska”. Në ngjarje do të mbajnë fjalime Armen Gregorian, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Patricia DiXhovani, përfaqësuesja e UNICEF-it dhe kryetare e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

 

“Me hapjen e këtij laboratori bioteknologjik nga UNDP, UNICEF dhe Qyteti i Shkupit, formohet Nisma nacionale për transformimin e biombeturinave dhe bioteknologjive, e cila do të nxisë inovacione, edukim dhe të inspirojë angazhman dhe aktivitetet nga bahskësi të ndryshme në vend për gjetjen e zgjidhjeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, thonë nga pushteti lokal.

 

Nga Qyteti i Shkupit shtojnë se me labratorin e parë, nxënësit, studentët dhe sektori akademik, si dhe sektori civil, sipërmarrësit, inovatorët, do të mund të eksperimentojnë me transformimin e biombeturinave, si dhe me bioteknologji, si pikë hyrëse në krijimin e mundësive sipërmarrëse për një të ardhme më të gjelbër.