Wednesday, March 29, 2023

Ibraimi: “Fronti për Europë”, bllokon shtrirjen ruse në Maqedoninë e Veriut

“Fronti për Europë” nëse shfrytëzohet mirë nga...

Ekspozitë e vizatimeve fëmijërore nga karvani “Kuvendi për qytetarët”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së...

Ahmeti: Gjeneralët që na jepnin mësim nga Shqipëria dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë

Nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti sot u bë prezantimi i dosjeve të ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke shpjeguar për këtë periudhi tregoi se gjeneralët shqiptarë ishin të njoftuar hollësisht saqë dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë.

“Gjeneralët që na jepnin mësimnga Shqipëria dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë dhe ne i kemi ditë të gjithë dallëndyshet bashkëpunëtorë të UDB-ës që janë dhe çdokush që fluturonte në çdo aeroport të Europës mbrenda 24 orësh ne e dinim ku është dhe çka bën”, tha Ahmeti.