Thursday, March 30, 2023

A do të lëviz Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Nikos Dendias në vizitën e tij të...

Horoskopi për datën 30 mars

Vendet e largëta kanë një tërheqje të...

Shkup, MPB-ja regjistron 169 shkelje në komunikacion

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton...

Grubi: Për Ali Ahmetin do të shkruan historia

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi njëherë edhe shef kabineti i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se kreu i integristëve është përlotur në momentin kur u lexua letra Xhevës, kushtuar Fehmi Lladrovcit, gjersa ky i fundit ishte në burg.

Mes tjerash Grubi ka thënë se për Ali Ahmetin, do të shkruan historia dhe ka thënë se ishte pikërisht Ahmeti që punoi për ti zbuluar dosjet e shërbimit sekret.

Shkrimi i plotë:

Kur u lexua letra e Xhevës drejtuar Fehmi Lladrovcit në burg, ky titan i kombit, boshti i forcës tonë kolektive, shfaqi emocion, ngase një jetë e tërë u pasqyrua në disa rreshta dorëshkrim.
Punoi ti zbulon dosjet e shërbimit sekret dhe sot, kur ato u zbardhën, shfaqën çiltërsinë e tij të kristaltë, bardhësinë si bora dhe rolin e tij titanik e protagonist në zhvillimet e katër dekadave të arta të kombit tonë. Për Ali Ahmeti do të shkruan historia!