“Kur të kemi parasysh gjithë dështimin e deritashëm, riaktualizimi i Korridorit 8 dhe rifillimi ambicioz i projekti, është një lajm i mrekullueshëm për vendin. Sepse, nëse ka pasur këso ndasish apo qasjesh selektive në të kaluarën, tash kjo u tejkalua në mënyrën më të mire”, ka shkruar kolumnistit I gazetës “Koha”, Daut Dauti në kolumnën e rregullt të fundjavës. Këtë vlerësim ai e bazon në faktin se ndryshe nga dikur, tash i është bashkëngjitur edhe Korridori 10D, me çka më nuk është me rëndësi që 8-shi kalon nëpër viset e banuara me shumicë shqiptare, përderisa ky tjetri kalon në pjesën tjetër, që lidh Manastirin dhe Prilepin. Edhe në pikëpamje rajonale, edhe në pikëpamje etnike, nëse e shikojmë nga ky kënd, nuk mbetet çka të kontestohet. Rinisja nga stacioni e “trenit të quajtur dëshirë”
Midis tjerash në kolumnën “Rinisja nga stacioni e “trenit të quajtur dëshirë”,

Dauti ka vënë në dukje edhe çështjen e personalizimit të projektit, si argument për ta kontestuar.

“Sa u përket konstetimeve, ato edhe mund të vijnë nga pozicione opozitare për ta personalizuar për shkak se në krye të këtij projekti të ringjalljes së Korridorit 8 u gjet zëvendëskryeministri i parë, pra, shqiptar, por ato janë gjëra që populli i ka përmbledhur në fjalën e urtë “qentë lehin, karvani ecë”, sepse nuk meritojnë për t’u marrë me gjëra që janë më pak të rëndësishme se vetë projekti i madh instrastrukturor, i cili thellon bashkëpunimin rajonal, lidh me hekurudhë, autostadë moderne e deri me lundrim detar e liqenor (në Strugë do të kemi Portin e Thatë!), për qarkullim mallërash e të njerëzve, për zhvillim biznesesh e ekonomish. Kjo është më e rëndësishmja se vetë personalizimi dhe hedhja dyshime vetëm pse nuk je në pozitë për ta realizuar vetë atë” shkruan kolumnisti.
“Ndoshta dikujt mund t’i duken patetike thirrjet për ta përkrahur gjithë këtë projekt, por ai është vërtet i tillë, është në interes edhe të tyre, sepse Korridori lidh tri vende dhe do të jetë faktor i rëndësishëm zhvillimi për ta, sikundër që është tepër i rëndësishëm për shqiptarët, por dhe për bullgarët, maqedonasit dhe gjithë qytetarët e këtyre vendeve, pa dallim. Vetëm t’i urojmë “udhëtim” të mbarë këtij “treni-dëshirë” të mbetur në stacion që s’e lëvizte kush. Dhe t’i mbajmë për fjale qeveritarët tanë që edhe nëse s’e ndërtojnë për pesë vite sa po na premtojnë, do t’ua falim një-dy vite vonesë, vetëm ta realizojnë ashtu si duhet. Sepse, do të jenë më pak se 15 vitet e kaluara që “trenin” e kishte zënë “ndryshku”.”, përfundon autori.