Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Qendër, dje në ora 18:05 në Shkup, ka privuar nga liria F.R.(49) nga Republika e Kosovës. Ai dyshohet se rreth orës 17:30 në një qendër tregtare në zonën e Qendrës, ka kryer vjedhje, me çka nga xhepi i B.B.(25) nga Republika e Turqisë, me banim në Shkup, ka marrë gjëra personale.
“Gjërat e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronares, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, njoftoi sot MPB-ja.