Monday, September 25, 2023

Përleshje me armë në Butel, dy persona përfundojnë në spital

Dy persona me lëndime të rënda trupore, janë transportuar në Urgjencë, sepse dyshohet se u sulmuan e u rrahën nga një grup njerëzish (5-7 persona) në bulevardin Hristijan Todorovski-Karposh në komunën e Butelit, diku rreth orës 01.00 të datës 11.03.2023.

Dy personat e lënduar siç raportojnë mediat janë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe veprojnë një njësitë speciale të policisë.Sipas informacioneve të publikuara në media, në sulm janë përdorur edhe armë zjarri, por fatmirësisht nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur viktima.