Sipas analizave të Sektorit  për Kontroll Sanitar, mostrat e marra të  ujit të pijshëm  në Shkup, në periudhën prej 6 deri më 10 mars, përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujë të pijshëm, bëri të ditur NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.

Ndërmarrja në raportin javor  informon se në periudhën e caktuar janë marrë 194 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 46 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Sektori për kontroll sanitar, i cili kryen analizat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, është laboratori i parë në shtet i akredituar sipas standardit ISO17025:2018.