Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në manifestimin tradicional “Pranvera e Dinjitetit” ka deklaruar se sot kujtojnë ata që dhanë jetën po edhe gjithçka tjetër për liri.
Ai ka falënderuar nënat dhe motrat e Sellcës që ushqyen ish ushtarët e UÇK-së por dhe ndihmuan edhe në luftë.
“Të dashura familje të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, invalid të luftës. Të gjithë ju njerëz të sakrificës. Ky ansambël që performoi para nesh, me aq krahë të lehtë e profesionizëm, nuk do të performonte para nesh, pa gjakun e këtyre që sot i kujtojmë, pas 22 vitesh. As nuk do të binte tupani në murët e kështjellës, por është gjaku i tyre. Sot ne ata i kujtojmë. Nënat shqiptare në Sellcë piqnin bukë për UÇK-në e qerpiku nuk u dridhej, falemderit. Nëna e Bedri Llapashticës me pushkë në dorë dhe syrin në nishan, tha “unë jam këtu, pavarësisht që nuk është Nazmiu, unë jam sa Nazmiu. E kujtuam edhe me imamin, në vitin 2001 ishte kështu, vetëm malet kanë qenë me borë. Duhet me përkushtim të punojmë që të mos e harrojmë atë, sepse pa atë nuk do të ishim këtu. Na duhet anëtarësimi në BE. Për të qenë pjesë e BE-së na duhet unitet mendimi dhe veprimi. Të mos biejmë në kthetrat e atyre që nuk na e duan të mirën. Na duhet bashkim, unitet sikur ai i 2001-shit, sikur ai i UÇK-së. Po bëhen hapat e fundit drejtë edhe pajtimit, inkurajojmë autoritetet e Kosovës, të gjithë, kryeministër, opozitë, që me 18 mars në Ohër të merret qëndrimi i drejtë, që Kosova të hyjë në rrugën e pakthim për inkuadrimin në strukturat botërore. I inkurajojmë autoritetet që të vendosin për të ardhmen e Kosovës sepse neve na kanë prapa. Apelojmë edhe te autoritetet që për këtë marrëveshje pajtimi, të mos ndodhë rasti i Bosnjës sepse është rast I keq, 18 marsi të sjell marrëveshje të mirë. Gjithçka të bëhet në pajtim me përfaqësuesit e Kosovës dhe së bashku si Ballkan të hapërojmë drejtë paqes dhe stabilitetit”, tha mes tjerash Ahmeti.