Thursday, March 30, 2023

Keqpërdorën seksualisht të miturën – dhjetë persona privohen nga liria

Hetimet për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të...

Kryeprokurori Joveski s’jep detaje për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10-D

Kryeprokurori Lubomir Joveski nuk jep detaje lidhur...

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Sellca.

Dyzet e dy vjeçari A.S. nga Sellca...

Femra e parë shqiptare do drejtoj Postën e Maqedonisë

Bujare Abazi është zgjedhur drejtore e Postës së Maqedonisë së Veriut. Ajo është kuadër nga Aleanca për Shqiptarët. Bujare Abazi është inxhiniere në shkencat e aplikuara ( shërbimet postare, telegrafike dhe telefonike) e diplomuar në Universitetin e Zagrebit.

Ajo po ashtu është magjistre në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit.

Për herë të parë në krye të kësaj agjencie shtetërore vjen një kuadër femër shqiptare, por edhe e profesioniste me karrierë të pasur në Postën e Maqedonisë. Bujare Abazi deri vitin e kaluar ishte nënkryetare e Shkupit.