Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga bëri thirrje deri te të gjitha partitë politike që me konsensus të miratojnë Kodin Zgjedhor dhe të përcaktojnë rregullat zgjedhore
Shkup, 14 mars – Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u bëri thirrje të gjitha partive politike të miratojnë me konsensus Kodin e ri Zgjedhor. Ministri Lloga në fjalimin e tij në konferencën “Reformat Zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” të organizuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) tha se nisma e tij ishte që partitë politike të ulen në të njëjtën tryezë për të gjetur një model për t’iu qasur hartimit të projektuar një Kod të ri Zgjedhor dhe të arrihet një konsensus për disa çështje që kanë konotacion politik sepse ky është edhe rekomandim i Komisionit të Venecias. “A na duhet kjo reformë?”. “Përgjigjja është po. Kodi Zgjedhor duhet të hyjë në fuqi të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, në mënyrë që institucionet të përgatiten për zbatimin e tij pa probleme të ndryshimeve. Në raportin e fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Misioni i Posaçëm i Vlerësimit të Zgjedhjeve i ODIHR bëri të qartë se ka ende një sërë çështjesh në kuadrin ligjor për zgjedhjet që duhet të adresohen. Kodi Zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse në mënyrë që të harmonizohet brenda kornizës dhe me ligjet e tjera përkatëse, të jetë në përputhje me objektivat e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat e mira”, tha Lloga.
Lloga informoi se Ministria e Drejtësisë është në proces të formimit të grupit punues për gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme. “Synimi im i përcaktuar është që Kodi Zgjedhor të hartohet përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe përmes një procesi gjithëpërfshirës të garantojë sigurinë juridike duke dëgjuar mendimet e të gjitha partive politike, ndaj i bëj thirrje të gjitha partive politike që me konsensus të miratojnë Kodin Zgjedhor dhe të përcaktojnë rregullat zgjedhore. Veçanërisht i bëj thirrje VMRO DPMNE-së si partia më e madhe opozitare që të japë kontributin e saj dhe të emërojë anëtarët e saj në grupin punues. Jam dakord që presidenti i grupit të punës të jetë propozimi i tyre”, theksoi Lloga. Ai në fund falënderoi NDI-në dhe të gjitha organizatat civile që morën pjesë aktive në proceset reformuese për vendin tonë dhe që kontribuojnë në lëvizjen e tij drejt Bashkimit Evropian.