Wednesday, March 29, 2023

Ibraimi: “Fronti për Europë”, bllokon shtrirjen ruse në Maqedoninë e Veriut

“Fronti për Europë” nëse shfrytëzohet mirë nga...

Ekspozitë e vizatimeve fëmijërore nga karvani “Kuvendi për qytetarët”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së...

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nesër skadon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht gjendjes momentale të motit, që filloi më 15 nëntor të vitit të kaluar.