Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga marsi i vitit 2022 për metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve me pagesën e marsit pensionet do të rriten për 8,4%.

Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor u parashikua mënyrë e re e harmonizimit të pensioneve, me ç’rast për përllogaritjen e harmonizimit të pensioneve merret rritja e shpenzimeve të jetesës dhe rritja e pagës mesatare. Me këtë mënyrë të harmonizimit të pensioneve mundësohet rritje reale e pensioneve lidhur me pagat, gjegjësisht siç do të rritet paga mesatare, në vazhdimësi do të rriten edhe pensionet. Harmonizimi i pensionit bëhet sipas lëvizjes së indeksit të shpenzimeve për jetesë në lartësi prej 50% dhe rritja e pagës së paguar mesatare e të gjithë të punësuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lartësi prej 50%.

Pensioni në pajtim me Metodologjinë e re, harmonizohet më 1 mars dhe më 1 shtator çdo vit sipas përqindjes që merret si përmbledhje e rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetesës në gjysmëvjetorin e kaluar dhe përqindjes së rritjes së pagës së paguar mesatare të të gjithë të punësuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në gjysmëvjetorin e kaluar në raport me gjysmëvjetorin që i paraprin.

Harmonizimi i pensioneve të shtatorit që u paguan me model të kombinuar prej 50% rritje të pagës mesatare dhe 50% rritje të shpenzimeve të jetesës gjegjësisht harmonizimi ishte në lartësi prej 6.8% (rritja e pagave 6,6% ndërsa rritja e shpenzimeve për jetesë 6,9%) me çka pensioni mesatar prej 16.348 denarë u rrit në 17.666 denarë.

Harmonizimi i pensioneve të marsit në pajtim me metodologji do të rritet prej 8,4 % (rritja e pagave 6,1 dhe rritja e shpenzimeve të jetesës 10.6%) me çka pensioni mesatar prej 17.666 do të rritet në 19.150 denarë, kumtoi MPPS.