Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Rafiz Aliti, i njohur me nofkën e luftës si “Komandant Mësusi”, në manifestimin tradicional “Pranvera e Dinjitetit” të organizuar në Sellcë, ka deklaruar se nuk është rastësi që kjo festë festohet në këtë fshat, sepse thotë se pikërisht prej këtu ka filluar pushka e parë.
“UÇK-ja nuk njohu dështime, por vetëm fitore gjithkund ku luftuam. Nuk është e rastësishme që manifestimi bëhet këtu, në Sellcë, nga këtu nisi jehona, pushka e parë krisi këtu pastaj u shpërnda në viset tjera shqiptare, Kumanovë, Gostivar, Tetovë, Tanushë”, tha mes tjerash Komandant Mësusi. /indeks.mk/