Thursday, March 30, 2023

Kryeprokurori Joveski s’jep detaje për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10-D

Kryeprokurori Lubomir Joveski nuk jep detaje lidhur...

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Sellca.

Dyzet e dy vjeçari A.S. nga Sellca...

Rruga Shkup-Prishtinë/ Grubi: Autostrada do jetë e gatshme brenda pak muajve

Në emisionin debativ Debat Plus në Tv Dukagjini, Zëvendës kryeministri i parë Grubi ka folur për projektin e rëndësishëm që lidh vendet e rajonit Korridori 8.

12 kilometërshi me Kosovën dhe Korridori 8 janë projektuar në vitin 1999-2000, kanë qenë projekte të destinuara për të mos u realizuar asnjëherë. Rruga Shkup-Bllacë ishte përcaktuar të ndërtohet mbi varreza, ndërsa i dyti ishte projektuar të kaloj pranë poligonit ushtarak të Stankovecit, ndaj nuk u pranuan si ide sepse tashmë jemi pjesë e NATO-s. Kompania Hill ka bërë projektimin e ri dhe tashmë dhe dy kilometërshi do të përfundoj brenda pak muaj sepse tenderimi ka mbaruar. Brenda kësaj pranvere nënshkruhet dhe 10 kilometërshi dhe do e shohim autostradën e ndërtuar me Prishtinën, ka thënë Grubi.

https://fb.watch/jgy09_l3cn/