Thursday, March 30, 2023

A do të lëviz Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Nikos Dendias në vizitën e tij të...

Horoskopi për datën 30 mars

Vendet e largëta kanë një tërheqje të...

Shkup, MPB-ja regjistron 169 shkelje në komunikacion

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton...

“Hoxha i Llërcës” së bashku me Limanin dhe Fetain, mezi e presin Kasamin në Vjenë

I koncentruar në rikonstruimin e “degëve” të mërgatës, kreu i Lëvizjes Besa dhe zyrtarë të lartë të kësaj partie, nuk interesohen fare për fatin e Republikës Kosovës dhe takimin që pritet të mbahet të shtunën më 18 mars në Ohër, mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Pikërisht më 18 mars, Bilall Kasami, Adnan Azizi dhe Fatmir Limani nga Lëvizja Besa, kanë vendosur të udhëtojnë drejtë Austrisë, me para të tetovarëve. Jo për të tërhequr ndonjë investim në interes të Tetovës e tetovarëve, por për të diskutuar rreth riorganizimit të partisë.

Por ende pa ardhur 18 marsi, Adnan Azizi dhe Fatmir Limani, të shoqëruar nga Nuredin Fetai, “Luli”, në Austri kanë shkuar tri ditë më herët.

Kjo nuk është hera e parë që Kasami me miqtë e tij, udhëtojnë jashtë kufijve për të biseduar rreth rikonstruimit të partisë, por asnjëherë nuk kanë sqaruar se me çfarë mjete i bëjnë këto udhëtime. /indeks.mk/