Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të komunave Saraj, Gjorçe Petrov, Qendër dhe Karposh, ndërsa ujë nuk do të ketë në disa rrugë në Karposh, informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza.

Prej orës 10:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë disa pjesë të fshatit Kondovë, fshatit Kuçkovë (vilat), fshatit Graçan dhe Karaulla Çashka në Komunën e Sarajit.

Në Gjorçe Petrov, rrymë nuk do të ketë në objekte nga fshati Kuçkovë drejt Kryqit prej orës 9:00 deri në orën 11:00, ndërsa prej 9:00 deri në orën 12:00  rrymë nuk do të ketë në një pjesë të rrugës “Vlladimir Polezhinovski” në Qendër dhe prej 9:30 deri më orën 13:00, një pjesë e rrugës “Millan Markoviq” dhe konsumatorët rreth objektit numër 21b në Karposh.

Në Qendër, rrymë nuk do të ketë edhe në një pjesë të rrugëve “Ganço Haxhipanzov”, “kapeshtec”, “Dimitar Pandillov” dhe “Pitu Guli” prej orës 9:00 deri në orën 11:00.

Është ndërprerë furnizimi me ujë sot prej orës 9:00 deri në përfundim të intervenimit për shfrytëzuesit e rrugës “Bukureshka”, si dhe pjesë të rrugëve “Pariska” dhe “Prashka” në Karposh.