Më së shumti shi, 28 litra në metër katror në 24 orët e fundit ka pasur në Ohër, 25 litra në Manastir, 22 në Krushevë, 19 në Dibër, 10 në Prilep, gjashtë në Demir Kapi, pesë në Gjevgjeli, ndërsa katër litra në Shkup.

Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit me -6 gradë, në Mavrovë është -3, në Shkup katër gradë dhe më ngrohtë në Gjevgjeli me gjashtë gradë.

Në Krushevë ka shtresë bore prej 13 centimetrave, në Mavrovë tre, ndërsa në Kodër të Diellit dy centimetra.

Gjatë natës ishte kryesisht vranët me reshje të shiut, ndërsa në male me borë. Reshje më të rrëmbyeshme të shiut pati në pjesët jugperëndimore. Fryu erë e matur deri e përforcuar veiore, posaçërisht përgjatë Vardarit.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, më shumë me vranësira dhe më i ftohtë, në male dhe në viset më të larta lokalisht do të ketë edhe reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e prëforcuar deri e fuqishme veriore, në disa vende me shpejtësi edhe mbi 70 km/h. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 8 gradë.