Thursday, March 30, 2023

Francë, përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Rreth 800 mijë protestues bllokuan transportin publik,...

A do të lëviz Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Nikos Dendias në vizitën e tij të...

Horoskopi për datën 30 mars

Vendet e largëta kanë një tërheqje të...

Zhozep Borel sot dhe nesër për vizitë në vendin tonë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, ku edhe siç është paralajmëruar, do ta kryesojë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjendës, Borel sot do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa nesër do të kryesojë Këshillin e Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe vendit, ku Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga kryeministri Kovaçevski, ndërsa Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri Oliver Varhei.