Një “anketë” e shfaqur së fundmi nga televizioni kombëtar “Alsat” ka ngjallur reagimin e qytetarëve.

Sipas një lajmi referues në të dhëna të anketimit, sipas Alsat, Ali Ahmeti pothuajse barazohet me Izet Mexhitin për nga pëlqyeshmëria.

Ali Ahmeti gëzon përkrahjen e 48,9 për qind të të anketuarve, pasuar nga Arben Taravari me 46 për qind si dhe Izet Mexhiti me 43,5 për qind.

Të shumtë kanë qenë qytetarë të cilat I kanë quajtur qesharake dhe shifra aspak të besueshme të dhënat e “anketës” së supozuar, e për më tepër nuk kanë munguar as kritikat për nje medium kombëtar i cili shpërndan informacione të tilla porositëse.

Qytetarët poashtu kanë vërejtur se anketa nuk ka emër të ndonjë kompanie analitike e as burim të ndonjë informacioni bazik mbi të cilat është kryer e njejta.

“Anketa” u publikua pa te dhena te realizuesit, kush eshte porositesi, sa persona jane anketuar, ne cfar periudhe kohite, ne cfar vendi, ne cfar forme, online, telefon ose ne teren, etj.

Me pas, TV Alsat u perpoq te permireson lajmin e rreme duke shtuar te dhena qe ishin te paperputhshme duke nxjerre perqindje 137% te tre personave ne nje pyetje te vetme.