Monday, May 29, 2023

Protestuesit në Zveçan gjuajnë vezë në drejtim të autoblindave të policisë

Protestuesit në Zveçan kanë gjuajtur vezë në...

Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë

  Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar...

Hapet komuna e Haraçinës, administrata rinis punën

Kreu i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi...

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,60 % në raport me vendimin e datës 17.3.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,541 %, te nafta për 1,152 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,318 % dhe te mazuti ulje për 2,660 %.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,077%. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-Е V) ulet për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,649 den/kg dhe tani do të jetë 38,130 den/kg.

Nga data 21.3.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 38,130 (denarë/kilogram)